Flash News

E-TJERA

U mbajt e burgosur për 10 vite në banesë, kush është indoneziania që u vra nga bashkëshorti në Tiranë?

U mbajt e burgosur për 10 vite në banesë, kush është

James Wertz mbajti të burgosur për 10 vite bashkëshorten e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, në apartamentin e tyre në Tiranë. Një ditë më parë shtetasi amerikan vrau bashkëshorten dhe dy qentë e tyre, e më pas i dha fund jetës.

Në apartament u gjet një letër ku Wertz I drejtohej të atit me një ndjesë për atë çka kishte ndodhur. "Më falni, nuk ia dola dot", shkruhej në të.

Media indoneziane ‘Tempo’ ka shkruar një artikull për ngjarjen ku shkruan se Saragih ishte e njohur në mesin e diasporës indoneziane si mjaft e pashoqërueshme.

“Ju lejohet të vizitoni shtëpinë e saj vetëm kur burri i saj nuk është i pranishëm”, tha një burim me banim në Tiranë për Tempo.

Sipas burimit, i cili prej 10 vitesh banon në Tiranë, Saragih ka pasur edhe prani minimale në rrjetet sociale.

Tirana, është shtëpia e rreth 50 diasporave indoneziane. “Disa punojnë si masazhatore në llixha. Të tjerët janë kamerierë në restorante”, tha burimi.

Mbledhjet midis komunitetit ishin të pakta, shtoi burimi, dhe Saragih rrallë merrte pjesë.

Tirana është nën kujdesin e ambasadës indoneziane në Bullgari, e cila ka konfirmuar vrasjen e Saragihit. “Është e vërtetë, dhe ne po koordinojmë me diasporën indoneziane në Tiranë si dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indonezisë”, tha Mekar, një diplomat në ambasadën indoneziane në Bullgari për Tempo

Të fundit