Flash News

E-TJERA

U mbyt bashkë me nënën dhe dy motrat, gjendet trupi i pajetë i 3-vjeçarit në Bunë

U mbyt bashkë me nënën dhe dy motrat, gjendet trupi i pajetë

Është gjetur edhe trupi i pajetë i 3-vjeçarit Ardit Arrazi, djali i vogël i familjes Arrazi i cili u mbyt në lumin Buna bashkë me nënën dhe dy motrat e tij, Ergesa dhe Grejsi, 8 dhe 9 vjeçe.

Trupi i 3-vjeçarit është gjetur pas 5 ditësh kërkime, ndërkohë që ende po kërkohet për trupin e nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi.

39-vjeçarja u hodh në lumin Buna bashkë me djalin 3-vjeçar dhe dy vajzat, 8 dhe 9 vjeçe. 

E para u gjet e pajetë Ergesa, vajza 9-vjeçare. Trupi i saj u zbulua nga një peshkatar. Dje polumbarët nxorrën edhe trupin e pajetë të vogëlushes 8-vjeçare, Grejsi.

Babai i fëmijëve, Erdgys Arrazi, është arrestuar pasi akuzohet se ka shkaktuar vetëmbytjen e bashkëshortes dhe fëmijëve.

 

Të fundit