Flash News

E-TJERA

U mbyt duke shpëtuar dy jetë, Anri Kashiku shpallet “Dëshmor i Atdheut”, Rama i dorëzon familjes certifikatën

U mbyt duke shpëtuar dy jetë, Anri Kashiku shpallet

Një ditë pasi 18-vjeçari Anri Kashiku u mbyt në plazhin e Durrësit, pasi shpëtoi në det vëllain e tij 15 vjeç dhe shokun e këtij të fundit po ashtu të mitur, familja ka hapur dyert e mortit.

Me tufa me lule në duar, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro dhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka vizituar familjen, duke u shprehur ngushëllimet për humbjen e djalit të tyre.   

“Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij”, shkruan Rama në Facebook.

Anri Kashiku u shpall “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa Rama i dorëzoi familjes certifikatën babait të 18-vjeçarit.

 

 

Të fundit