Flash News

E-TJERA

U mbyt dy ditë më parë në Sarandë/ 29-vjeçarja britanike ishte me partnerin, ç’shkruajnë mediat angleze

U mbyt dy ditë më parë në Sarandë/ 29-vjeçarja

Dy ditë më parë në Sarandë humbi jetën një 29-vjeçare britanike, e cila kishte ardhur në vendin tonë për një ekspeditë zhytjeje.

Për këtë rast kanë shkruar edhe mediat britanike, të cilat bëjnë me dije se viktima quhej Rebecca Gannon. Sipas tyre, 29-vjeçarja ishte së bashku me partnerin e saj në Sarandë, i cili e pa sesi ndodhi ngjarja.

“MailOnline” shkruan se Rebecca Gannon dhe partneri i saj kishin çertifikatë për zhytje.

Kujtojmë se për këtë, është arrestuar instruktori Saimir Kushova, 45 vjeç. Ky i fundit u hodh në ujë për ta shpëtuar pasi vuri re se ishte në vështirësi, por nuk mundi ta shpëtonte.

Të fundit