Flash News

E-TJERA

U mbyt në lumin Mat, polumbarët gjejnë trupin e pajetë të peshkatarit Ded Qoku

U mbyt në lumin Mat, polumbarët gjejnë trupin e pajetë

Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë mundur të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji trupin e Ded Qokut, 68 vjeç, i cili u mbyt në lumin Mat. 

Dyshohet se ai hyri në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit por nuk doli  më .

"Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur në lumin Mat, ju informojmë se: Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit Ded Qoku, 68 vjeç", njofton policia. 

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit