Flash News

E-TJERA

U mbyt në lumin Mat teksa peshkonte, gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit

U mbyt në lumin Mat teksa peshkonte, gjendet trupi i pajetë i

Është gjetur trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli, i cili u mbyt dje në lumin Mat.

Viktima kishte dalë të peshkonte bashkë me dy miqtë e tij, kur u fut të lahej, por për shkak të rrjedhës së fortë, lumi e mori me vete.

Shokët kanë arritur ta shohin Nikollin për disa minuta, por më pas nuk e kanë gjetur më.

Polumbarët rinisën sot kërkimet për trupin e Valentinit dhe pas disa orësh, u gjet trupi i pajetë i 22-vjeçarit.

Të fundit