Flash News

E-TJERA

U mbytën në Liqenin e Prushit, polumbarët nxjerrin nga uji trupat e pajetë të dy vëllezërve të miturve

U mbytën në Liqenin e Prushit, polumbarët nxjerrin nga uji trupat

Pak orë pas ngjarjes tragjike, ku dy fëmijë u mbytën në Liqenin e Prushit në Tiranë, polumbarët e RENEA-s kanë mundur të gjejnë dhe të nxjerrin nga uji trupat e pajetë.

Një 6 vjeçar dhe një 15-vjeçar, vëllezër me njëri -tjetrin mësohet se ishin duke u larë në liqen në afërsi të Vaqarrit bashkë me katër fëmijë të tjerë. Fatkeqësisht, dy vëllezërit këtë pasdite nuk arritën të dalin më të gjallë prej ujit.  

Polumbarët e Reneas nisën kërkimet dhe arritën të gjejnë trupat e fëmijëve rreth dy orë pas ngjarjes tragjike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit