Flash News

E-TJERA

U mor peng për t’u tërhequr nga tenderët, gazetari jep detaje: Familja e Gerond Meçes nuk bëri kallëzim

U mor peng për t’u tërhequr nga tenderët, gazetari jep

Detaje të reja kanë dalë nga dosja e AKSHI-t në SPAK, ku janë zbardhur pjesë të përgjimeve që përmban kjo çështje e rëndë hetimore.

Gazetari Elton Qyno, i ftuar në emisionin “Top Story”, ka zbuluar detaje nga dosja e SPAK, duke përshkruar edhe momentin e rrëmbimit të biznesmenit në sy të babait të tij.

Sipas Qynos, katër persona kanë mbërritur me një automjet në oborrin e pallatit ku ndodhej Meçe dhe janë prezantuar si punonjës të BKH-së, duke mbajtur vetëm jelekë identifikues.

“Rasti që po flasim është rasti kur janë proceduar vetëm 8 persona. Sot kemi një institucion që nuk ka një kok që ta drejtojë. Nëse do të vazhdojë të drejtohet shteti me video-call dhe Whatsapp le të vazhdojnë. Ai ka qenë në oborrin e pallatit, kanë shkuar 4 veta me makinë, dhe janë prezantuar si punonjës të BKH. Kushdo që mund të ishte do ti bindeshin.

Ata nuk kanë paraqitur dokumente zyrtarë por vetëm jelek. Kur ka hipur në makinë njëri është përpjekur ti vëri pranga por s’ja vuri dot. Kur janë mbyllur dyert, pash babain në hyrje ta pallatit por pastaj më vunë kapuç në kokë. Familja e tij nuk ka bërë kallëzim. Kallëzimi është bërë një muaj me vonesë, sepse ai është traumatizuar, ka analizuar situatën më një mikeshën e tij që ka lidhje me ambasadën amerikane. Nga data 12 gusht 2025, 8 ditë më pas është rrëmbyer një tjetër zyrtar i AKSH-it, Daniel Shima.  Personi i parë është larguar për çështje sigurie”, tha Qyno.

Të fundit