Flash News

E-TJERA

U mor në pyetje rreth 3 orë, detaje nga prania e Vangjush Dakos në SPAK

U mor në pyetje rreth 3 orë, detaje nga prania e  Vangjush Dakos

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ishte marrë në pyetje ditën e djeshme në SPAK, në kohë kur kreu i këtij institucioni, Altin Dumani po raportonte para KLP-së.

Në lidhje me paraqitjen e tij, Dako është pyetur për një shtesë pa leje, ku janë bërë tre kate shtesë e këto kate janë legalizuar në kundërshtim me ligjin.

Ai është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit sepse ka dhënë lejen për këtë ndërtim dhe legalizimi është bërë në kundërshtim me ligjin.

Ky ndërtim më pas ka pësuar dëmtime të rënda gjatë tërmetit në vendin tonë.

Të fundit