Flash News

E-TJERA

U mori me forcë varëset nga qafa dy grave, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

U mori me forcë varëset nga qafa dy grave, arrestohet

Gëzim Myzeqari (Jakupi) është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se u mori me forcë varëset nga qafa dy grave.

32-vjeçari përdorte një biçikletë për të grabitur dhe për t’u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Finalizohet nga Stacioni i Policisë Plazh në Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “Hija”. Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u vu në pranga 32 vjeçari që u kishte marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, me marrjen e njoftimit se një shtetas kishte kryer dy vjedhje duke iu marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Gëzim Myzeqari (Jakupi) , 32 vjeç, banues në lagjen ne. 2 Kavajë. Ky shtetas u ka marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve”, njofton policia.

Të fundit