Flash News
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Atentati i dytë ndaj Trump, Berisha: Armiq të lirisë mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Nuk ngjitem më në ring
Boksierja Angela Carini, është ende e shokuar pas përballjes me një transgjinore në Olimpiadën e Parisit.
Përballja e saj me alergjianen Imane Khelif, ka ndezur polemikat, ndërsa Carini thotë se nuk arrinte të merrte frymë pas goditjes që e bëri të tërhiqej nga loja pas vetëm 46 sekondave.
“Kam marrë shumë goditje, por jo si këtë radhë. Nuk arrija dot të merrja frymë kur u godita dhe vendosa ta lë ndeshjen në mes.
Unë jam një luftëtare, por kur mora goditjen në hundë po pyesja veten me kë po përballem. Nuk kisha pësuar kurrë goditje të tilla”, tha ajo.
Në fund, një deklaratë edhe më e trishtë, pasi u rrah brutalisht në ring nga një “mashkull biologjik”.
“Tani i them lamtumirë boksit”, njoftoi ajo.
Trauma e 25-vjeçares mesa duket është aq e rëndë, sa ka vendosur të mos ngjitet më në ring.