Flash News

E-TJERA

U nda nga jeta në moshën 92-vjeçare, Berisha homazhe për Avni Mulën: Respekt e nder për kolosin e muzikës e kulturës shqiptare

U nda nga jeta në moshën 92-vjeçare, Berisha homazhe për
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i pranishëm në Universitetit të Arteve, ku ka bërë homazhe për kompozitorin e madh shqiptar, Avni Mula, i cli u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Në një prononcim për mediat, Berisha shprehu respekt e nderim të madh për artistin Avni Mula, teksa theksoi se ai do të jetë përgjithmonë i pranishëm mes nesh, pasi la një krijimtari të pavdekshme.

Më tej ai e vlerëson Mulën si një kolosi të këngës, të muzikës e të kulturës shqiptare.

Berisha tha gjithashtu se Avni Mula la një trashëgimi të madhe, një divë të vërtetë të operas, të këngës Inva Mulën.

"Erdha të shpreh nderimin tim më të madh, mirënjohjen e thellë para një kolosi të këngës, të muzikës, të kulturës shqiptare, Avni Mulës. Avni Mula le një krijimtari në të cilën ai do jetojë gjithmonë, por le dhe një trashëgimi të madhe, një divë të vërtetë të operas, të këngës Inva Mulën. Edhe njëherë respekt të madh për veprën e pavdekshme të muzikës e kulturës shqiptare”, tha Berisha.

 

Të fundit