Flash News

E-TJERA

U nda papritur nga jeta, nesër homazhet për gazetarin Artur Zheji në Universitetin e Arteve të Bukura

U nda papritur nga jeta, nesër homazhet për gazetarin Artur Zheji

Pas ndarjes nga jeta papritur të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, pritet që nesër të zhvillohen homazhe për nder të tij. 

Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij.

Gazetari 64-vjeçar ka qenë duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

 Zheji ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. Ai është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit. Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media. Ndërkohë që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë./

Të fundit