Flash News

E-TJERA

U ndalua për kanabis në Elbasan, arrestohet djali i vogël i Azem Hajdarit

U ndalua për kanabis në Elbasan, arrestohet djali i vogël i Azem

Është vënë në pranga djali i vogël i Azem Hajdarit.

23-vjeçari, Azem Hajdari u ndalua dje nga policia e Elbasanit pasi iu gjetën 5 doza kanabis nga policia pas një kontrolli rutinë në makinën në të cilën udhëtonte.   

Në pranga ka përfunduar edhe shoku i 23-vjeçarit Azem Hajdari, Ergi Gjumsi, 21 vjeç, drejtuesi i mjetit tip 'Audi'. 

Njoftimi nga Policia Elbasan

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit