Flash News

E-TJERA

“U ndava me PS në 2004-ën”, Meta flet për të shkuarën dhe të ardhmen politike pas 24 korrikut

“U ndava me PS në 2004-ën”, Meta flet për të

Në konferencën për mediat që mbajti këtë të premte, presidenti Ilir Meta foli për të shkuarën e tij politike dhe për planet e tij, pasi të përfundojë mandatin në 24 korrik.

Meta tha se është ndarë me PS-në në  vitin 2004, duke theksuar se ishte kthyer në pengesë të integrimit dhe se bllokoi marrëveshjen e stabilizimit asociimit.

Ai shtoi se krijimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim luajti një rol përcaktues, duke zhbllokuar procesin.

“Janë dy gjera të ndryshme, angazhimi im politik para se të merrja detyrën e presidentit dhe përmbushja e kësaj detyre dhe përmbushja e angazhimeve të mia në periudhat e mëparshme. Sa i takon periudhave të mëparshme.

Unë jam ndarë me PS në 2004 për shkak se ishte kthyer në pengesë të integrimit dhe bllokoi marrëveshjen e stabilizimit asociimit dhe kam themeluar një forcë të re politike për të zhbllokuar këtë proces dhe kam realizuar këtë gjë, pasi në 2005 LSI luajti një qëndrim përcaktues. Ishte pikërisht rotacioni i 2005 që solli nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizimit mes Shqipërisë dhe BE”, tha Meta.

Ky i fundit tha se pasi të përfundojë mandatin do të fokusohet te forcimi i opozitës. Meta u shpreh se nuk do të ketë më pseudoopozitë që u ikën betejave.

"Për të ardhmen, në çdo rast, e ardhmja e opozitarizmit do të jetë shumë ndryshe nga deri tani Nuk do ketë më pseudoopozitë që u ikin betejave dhe që është shembulli më i keq i respektimit të parimeve demokratike brenda saj, duke legjitimuar kapjen e shtetit dhe duke treguar se nuk ka alternativë tjetër", tha Meta.

 

 

 

Të fundit