Flash News

E-TJERA

U ndërtuan pa leje, shemben me tritol tre vila në Sauk

U ndërtuan pa leje, shemben me tritol tre vila në Sauk

Tre vila të ndërtuara pa leje në zonën e Saukut në Tiranë janë shembur mëngjesin e sotëm me eksplozivë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Pamjet e operacionit janë publikuar nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se aksioni kundër ndërtimeve pa leje do të vazhdojë në të gjithë vendin, pa asnjë përjashtim.

“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit dhe në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur askush të mos e mendojë më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje,”  shkroi Rama në rrjete sociale.
Ndërkohë, pas hetimeve të zhvilluara, pesë inspektorë të IMT Tiranë kanë përfunduar në pranga me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se kanë lejuar ndërtimin e paligjshëm të objekteve që më pas u shembën.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ërong Project”, janë arrestuar inspektorët:

Gjergji Male
Krenar Rexhepi
Aldo Dubi
Odise Cenaj
Endri Dervishi
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, një tjetër inspektor është nën hetim, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

Të fundit