Flash News
Vdes 22-vjeçari në Porto Romano, rrëzohet nga shkallët e anijes
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
U ndje keq gjatë ajrosjes, i paraburgosuri ndërron jetë në QSUT
Një i paraburgos ka humbur jetën sot në ambientet e QSUT.
Hekuran Myrtaj, i cili vuante dënimin në IEVP “Jordan Misja” është ndjerë keq në momentin kur ka qenë në ajrosje. I paraburgosuri është dërguar në spitalin e QSUT për ndihmë mjekësore.
Aty ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak.
“Shtetasi i paraburgosur Hekuran Myrtaj, që vuante dënimin në IEVP “Jordan Misja” ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak në QSUT.
I paraburgosuri ka humbur ndjenjat (gjendje të fikti) gjatë qëndrimit në zonën e ajrimit në orën 17:03. Në orën 17.11 menjëherë punonjësit e sigurisë dhe nd/ mjekë në IEVP e kanë shoqëruar me urgjencë drejt QSUT.
Në orën 17:58, pas ndërhyrjes së mjekëve, Myrtaj ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Myrtaj është arrestuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike. Organet kompetente po merren me zbardhjen e çështjes”, thuhet në njoftim.