Flash News

E-TJERA

U ndje keq në lokal, 20-vjeçari humb jetën në spital (Dyshimet)

U ndje keq në lokal, 20-vjeçari humb jetën në spital

Një 20-vjeçar i identifikuar si Mateo Llabani është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, dhe aty ka ndërruar jetë.

Nga burimet në polici paraprakisht bëhet me dije se shkak dyshohet mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20 vjeçarit.

Llabani ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa do ti bëhet autopsia , për të vërtetuar nëse ishte mbidoza ajo që i mori jetën të riut.

Shenja në trup nga kqyrja paraprake nuk ka. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë, si edhe familjarë të të ndjerit.

Të fundit