Flash News

E-TJERA

U ndriçua pak ditë më parë nga Erion Isai, bredhin e Kolonjës s'e "mbajnë" dot këmbët; rrëzohet në qendër të qytetit

U ndriçua pak ditë më parë nga Erion Isai, bredhin e
Në foto: Pema e Krishtlindjeve në Kolonjë e rrëzuar

Moti i keq me stuhi të forta të erës gjatë orëve të pasdites ka shkaktuar incidentin e parë në Kolonjë.

Pema e Krishtlindjeve e vendosur në sheshin e qytetit nuk ka rezistuar dot as 5 ditë dhe është rrëzuar.

Kujtojmë se, kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ndezi dritat pak ditë më parë për të krijuar një atmosferë festive, por mesa duket bredhin nuk e kanë mbajtur dot ‘këmbët’.

Fotoja e mësipërme tregon bredhin e rrëzuar në shesh i cili pritet të merret nga punonjësit e bashkisë.

Të fundit