Flash News
Berisha: Do marr një akuzë politike, Rama po bën gjithçka për t’i zgjatur jetën regjimit të tij
Berisha nga SPAK: Prokuroria politike e Ramës krijoi një piramidë mashtrimi, firma ime nuk ekziston në dokumente
Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur
Berisha i drejtohet SPAK-ut: Më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje Ramës
Aksident te Unaza e Madhe në Tiranë, 2 të plagosur
Një 4-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Angli. Daniel Klosi bëri disa herë brenda javës vizita në qendrën spitalore “Royal Free Hospital”, por mjekët akuzohen se neglizhuan problemet e tij dhe nuk kryen kontrollet e nevojshme.
Në një deklaratë, babai i tij Kastriot Klosi tha se Danieli, i cili kishte autizëm, ishte një “djalë energjik” pa probleme të tjera shëndetësore. Klosi tha se ai dhe nëna e djalit, Lindita Alushi, vunë re se Danieli "po gulçonte dhe kishte një kollë" më 26 mars.
Në denoncimin e dërguar në gjykatë, Danieli u diagnostikua me krepitacion në mushkëri gjatë analizave të kryera në Royal Free.
Katër ditë më vonë, më 30 mars, ata shkuan sërish në spital dhe një mjek dhe infermiere këmbëngulën se Danieli kishte ftohje dhe e dërguan në shtëpi për të "pushuar".
"Danieli papritmas ndaloi së ngrëni dhe piri" më 1 Prill", tha i ati./BBC