Flash News

E-TJERA

U ngacmua se*ualisht 25-vjeçarja përfundon në spital, arrestohet ish-inspektori i Tatimeve

U ngacmua se*ualisht 25-vjeçarja përfundon në spital,

Policia e Pogradecit ka arrestuar 54-vjeçarin, Arian Mema, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare. 

Vajza ka humbur ndjenjat në vendin e punës. Pasi ka shkuar në spital, ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga shtetasi Arjan Mema i akuzuar edhe më parë për ngacmim seksual.

Mësohet se e reja vuante nga problemet e epilepsisë dhe në momentin e ngacmimit ajo ka kaluar një krizë epileptike.

25 vjeçarja është ngacmuar nga Arian Mema në momentin që ky i fundit po montonte një panel diellor në subjektin ku vajza punonte prej disa kohësh.

Mema ka qenë i akuzuar dhe për shkelje të detyrës kur si inspektor në Drejtorinë e Tatimeve Korçë.

Të fundit