Flash News

E-TJERA

U ngujuan në Orosh, GJKKO lë në burg Julian Cumrrakun dhe Erzen Ukën

U ngujuan në Orosh, GJKKO lë në burg Julian Cumrrakun dhe Erzen

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në qeli Julian Cumrrakun dhe Erzen Ukën, dy personat të cilët ishin ngujuar në një banesë të pabanuar në Orosh të Pukës.

Të dy akuzohen për armëmbajtje pa leje, pasi qëndronin të izoluar me armë në banesë prej një muaji.

Uka dhe Cumrraku qëndruan për rreth 15 orë të izolua rbrenda banesës. Pavarësisht thirrjeve të polcisë dhe forcave RENEA, ata refuzuan të vetëdorëzoheshin. U desh ndërhyrja e familjarëve [ër t’i bindur.

Pas 15 orësh, Cumrraku dhe Uka u vetëdorëzuan para efektivëve. Uka rezulton i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”. Ai ka qenë një ish-pjesëtar i forcave paqeruajtëse të Shqipërisë në Irak ku ishte dënuar me tre vite heqje lirie nën akuzën e urrejtjes fetare.

Julian Cumraku është i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

Të fundit