Flash News
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Konfirmon FIFA: Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite
Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë 68-vjeçarin
U nisën mbrëmë nga 'Porti i Shëngjinit', 7 emigrantët e Gjadrit mbërrijnë në Brindisi
7 emigrantët të cilët u nisën mbrëmjen e djeshme nga Porti i Shëngjini drejt Italisë, kanë mbërritur në Brindisi.
4 gjykatësit e Departamentit të së Drejtës Civile e emigracionit në Gjykatën e Romës i kanë kërkuar Gjykatës Europiane të Drejtësisë një procedurë të shpejtuar mbi gjykimin e së drejtës së azilantëve në bazë të kriterit "vend i sigurt".
Kjo procedurë e shpejtuar vendimi mund të kërkojë nga 2 muaj deri në 2 vite kohë.
E në pritje të këtij gjykimi emigrantët duhet të qëndrojnë në një strukturë kampi për azilkërkuesit në Itali.
Ndërkohë pritet me shumë interes data 4 dhjetor 2024 kur Gjykata e Lartë Italiane do të jap vendimin mbi apelimin e qeverisë italiane përmes Ministrisë së Brendshme e Ministrit Matteo Piantedosi kundër vendimit të Gjykatës së Romës për dërgimin në Itali të 12 emigrantëve të zbarkuar në muajin tetor në Shqipëri.