Flash News

E-TJERA

U njoh me akuzën e grupit kriminal, Rrapaj humb ndjenjat, Beqaj pyet gjykatën: Ku janë lekët?

U njoh me akuzën e grupit kriminal, Rrapaj humb ndjenjat, Beqaj pyet

GJKKO rëndoi akuzat ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke e akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të njëjtën akuzë GJKKO ka ngritur edhe për ish-zëvendësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Ky i fundit kur është njohur me rëndimin e akuzës në sallën e gjyqit, ka humbur ndjenjat.

Gjatë seancës, teksa dëgjonte që t’i rëndohej akuza, ish-ministri Beqaj pyeti: Më ngritët një akuzë tjetër, po ku janë lekët?

Kjo ka bërë që seanca gjyqësore të shtyhet për në 9 janar për t’ju lënë kohë avokatëve qe të japin qëndrimet e tyre mbi sugjerimin e gjykatës për rikualifikimin e veprës penale.

Të fundit