Flash News

E-TJERA

U nxorr nga kampi në Siri, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

Eva Dumani, e ndodhur prej vitesh në një kamp në Siri, është kthyer në Shqipëri. Riatdhesimi i Eva Dumanit u bë i mundur falë koordinimit të autoriteteve shqiptare me ndërkombëtarët.

Në misionin e mëparshëm, Eva kishte refuzuar të largohej, ndërkohë që në atë kohë ishte rikthyer në Shqipëri vëllai i saj.

Eva Dumani ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit, pas transferimit nga Turqia.

Në procesin e riatdhesimit janë përfshirë Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në Policinë e Shtetit dhe zyrtarë të strukturave kundër terrorizmit, në bashkëpunim me autoritetet turke.

Të fundit