Flash News

E-TJERA

U padit në SPAK/ Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së, kush e zëvendëson

U padit në SPAK/ Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së, kush e

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Bledar Skënderi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Propozimi për shkarkimin e Skënderit ka ardhur nga ministrja e Mjedisit Frida Krifca. Në vend të tij është emëruar Jeta Deda.

Bledar Skënderi u emërua në këtë post në tetor të vitit të kaluar. Më herët ai ka qenë zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t dhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit paditi Skënderin për shpërdorim detyre në SPAK. Padia erdhi pas alarmit të ngritur nga Bashkimi Europian për disa lloje akulloresh që kishin përbërës të rrezikshëm për shëndetin dhe që nuk ishin hequr nga përdorimi.

U padit në SPAK/ Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së, kush e

Të fundit