Flash News

E-TJERA

U padit nga Komisioni i Rithemelimit, reagon Spartak Braho: Shpifje?! Paralajmërova të vërtetën

U padit nga Komisioni i Rithemelimit, reagon Spartak Braho: Shpifje?!

Ish-deputeti socialist Spartak Braho ka reaguar pas kallëzimit penal që Komisioni i Rithemelimit depozitoi ndaj tij për deklaratën e bërë para protestës së 8 janarit, kur tha se një deputet demokrat do të vritej.

Braho tha për studion e ‘Zona Zero’ se nuk ka qenë një shpifje, por se ai paralajmëroi një të vërtetë që u shmang. Ish-deputeti shton se një padi nga Komisioni i Rithemelimit nuk mund të legjitimohet, pasi nuk ka një subjekt dhe objekt konkret.

“Nuk ekziston ligjërisht një subjekt i tillë. Për çfarë janë mërzitur ata? Që nuk u vra Alibeaj?! Nuk legjitimohet ky komision të bëjë padi, se nuk ka subjekt dhe objekt konkret të prekur për këtë lloj akuze. Shpifje?! Kush është prekur konkretisht nga shpifja? Muli?! Muli dhe bandat e Saliut duhet të përgjigjen penalisht për dhunë, për kërcënim, për shkatërrim. Unë paralajmërova vetëm të vërtetën që u shmang dhe u evitua. Për këtë janë mërzitur ata të “Komisionit të Rithemelimit”? Budallenj e injorantë nga ana ligjore,” tha Braho për Zona Zero.

Të fundit