Flash News

E-TJERA

U padit nga PD, KQZ nis verifikim të thelluar për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe

U padit nga PD, KQZ nis verifikim të thelluar për kryebashkiakun e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të nisë verifikimin për Tonin Marinaj, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe.

Vendimi është marrë sot nga komisioneri Ilirjan Celibashi.

“Kryerjen e verifikimit të thelluar për Tonin Zef Marinaj, Kryetar në Bashkinë Malësi e Madhe, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i bëri një kërkesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm për verifikimin sipas ligjit të dekriminalizimit të kryebashkiakut të Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, pasi ai akuzohet nga Prokuroria Italiane Antimafia si kreu i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Të fundit