Flash News

E-TJERA

U padit për shpifje nga Veliaj, gazetari flet nga gjykata: Padi e pabazuar në fakte, do të më intimidojë

U padit për shpifje nga Veliaj, gazetari flet nga gjykata: Padi e pabazuar

Gazetari Bledian Koka ka folur nga gjykata lidhur me padinë për shpifje e ngritur nga Erion Veliaj.

Koka tha se padia e ngritur nga Veliaj është e pabazuar në fakte dhe se është bërë për ta intimiduar atë si gazetar. Seanca në Gjykatë është shtyrë dhe Koka tha se kjo është një shtyrje e paralajmëruar, ndërsa pala e Veliajt bëjnë presion.

“Seancë që nuk ka qëllim në vetvete vecse dëshirën e Veliajt për të më intimiduar mua. Padia është e pabaazuar në fakte dhe në prova, po kjo do duhet të gjykohet nga drejtësia. Sot seanca u shty për të dytën herë, përfaqësuesit e Veliajt nuk tërhiqen, po e mbajnë presionin. Sot u shty, pasi një nga të akuzuarit nuk është njoftuar, për shkak të adresës. E njëjta problematikë mund të jetë edhe në datën e radhës, pasi Veliaj ka vendosur në adresë zyrën e bashkisë së Tiranës. Jemi duke shkuar drejt një shtyrje të paralajmëruar, pasi adresa është e pavlefshme”, tha Koka.

Të fundit