Flash News

E-TJERA

U padit për shpifje nga Veliaj, Koka: Presion mbi gazetarët, u organizua në hollin e PS

U padit për shpifje nga Veliaj, Koka: Presion mbi gazetarët, u

Gazetari Bledian Koka ka folur për padinë që ka ngritur ndaj tij për shpifje, Erion Veliaj.

Në një lidhje direkte për Fax News, Koka tregoi se nuk ka bërë asgjë më shumë se sa një intervistë me Alberto Prezeci, aksioner i kompanisë së përfshirë në inceneratorët i cili pohon se ka dijeni për mënyrën se si është vepruar me skandalin e inceneratorëve.

“Për mendimin tim ky është një akt problematikë në vetëvete, sepse sot unë, gazetar, Bledian Koka jam paditur për shpifje, kur në fakt e vetmja gjë që më rezulton të kem bërë është thjesht një intervistë me një qytetar Italian, i cili pretendon se ka dijeni për mënyrën se si është vepruar me skandalin e incerenatorëve. Për shkak të skandalit që ka pasur me një shtetas Italian, aksioner kryesor Alberto Prezeci, i kompanisë Bruno Prezeci.

Ne e kemi parë, dhe ai figuron ne tabulatete dhe dokumentat zyrtare në kryeministri, para se i gjithë ky skandali i madh të merrte trajtën që ka marrë tani. Sot ishte edhe seanca e parë gjyqësore për këtë çështje. Kjo padi edhe pse vjen nga bashkia e Tiranës, këtu mund të flasim edhe përkeqpërdorim të institucioneve, zgjidhet që kjo padi të bëhet ne hollin e partisë socialiste. Që këtu kemi të bëjmë me një padi, kundër gazetarëve dhe asaj që unë e konsideroj fjala e lire”, tha Koka.

Të fundit