Flash News

E-TJERA

U paraqitën si turistë, identifikohen dy shqiptarët e 2.2 ton kokainë në Peru. U fotografuan në hotelin luksoz

U paraqitën si turistë, identifikohen dy shqiptarët e 2.2 ton

Dy ditë më parë, policia peruane njoftoi se shkatërroi një bandë të trafikut të kokainës, që vepronte mes Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë.

Sipas autoriteteve vendase, “kokat” e këtij rrjeti trafikimi ishin dy shqiptarë ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.

Mediat vendase kanë identifikuar sot emrat e shqiptarëve të shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Franc Malo dhe Gentjan Meta, të njohur ndryshe si Barbas’ dhe ‘Pelado’.

Sipas mediave, ata kishin hyrë legalisht në Peru, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos.

Madje, eksportuesi paguante për trafikantët e drogës qëndrimin në hotelin QP Hotels Trujillo në El Golf, ku edhe janë fotografuar. 

“Dy përfaqësues të mafies shqiptare, të cilët janë pjesë e kartelit Los Balcanes, kanë qëndruar në një hotel luksoz, të cilët kanë ardhur në Peru me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën e koordinim për dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë dollarë që do të kishte si destinacion Holandën.

Ata janë shtetasit shqiptarë Franc Malo dhe Gentjan Meta. Të dy, të njohur si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, kanë hyrë legalisht në Peru, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos”, shkruajnë mediat në Peru.

 

Të fundit