Flash News

E-TJERA

U përdor si rrugë alternative drejt Juglindjes, degradon nga dëmtimet rruga Maliq-Gramsh

U përdor si rrugë alternative drejt Juglindjes, degradon nga

Rruga Maliq–Lozhan–Strelcë, e cila për më shumë se 10 ditë u përdor si alternativë nga drejtuesit e mjeteve pas bllokimit të aksit Librazhd–Prrenjas, ka pësuar dëmtime të reja.

Sipas raportimeve nga terreni, qarkullimi i vazhdueshëm dhe fluksi i shtuar i mjeteve gjatë ditëve të fundit kanë rënduar gjendjen e këtij aksi, duke shkaktuar dëmtime shtesë. Në disa segmente janë shfaqur rrëshqitje dherash, çarje të thella në asfalt dhe deformime të trupit të rrugës, ndërsa edhe barrierat mbrojtëse kanë pësuar dëmtime.

Edhe pse aktualisht qarkullimi është reduktuar pas rihapjes së aksit kryesor, ekspertët vlerësojnë se gjendja e rrugës mbetet problematike dhe mund të kërkojë ndërhyrje për riparime në mënyrë që të garantohet siguria e përdoruesve të saj.

Të fundit