Flash News

E-TJERA

U përfol për mësim online/ Universiteti i Tiranës: E pavërtetë! Mësimi vijon normalisht në audior

U përfol për mësim online/ Universiteti i Tiranës: E

Universiteti i Tiranës ka mohuar lajmet që qarkulluan në media se universitetet do të mbylleshin nga data 13 dhjetor dhe mësimi do të vijonte online.

Mesazhi qarkullonte në WhatsApp, ku njoftonte se universitetet do të mbylleshin në datë 13 dhjetor për shkak të mosbindjes së studentëve për t'u vaksinuar. Në kushte të tilla, sipas njoftimit, mësimi do të bëhej online përmes platformës Zoom.

U përfol për mësim online/ Universiteti i Tiranës: E

Përmes një postimi në Facebook, Universiteti i Tiranës shkruan se mësimi do të vijojë normalisht në auditor dhe se informacionet dhe lajmet zyrtare që lidhen me universitetin, bëhen publikë vetëm në faqen zyrtare dhe rrjetet sociale.

Postimi i Universitetit të Tiranës:

Mësimi vijon normalisht në AUDITORË

Gjatë ditës së sotme, në rrjetin WhatsApp ka qarkulluar një njoftim i cili thekson se Universiteti do të vijojë procesin mësimor online.

Ky është një informacion i PAVËRTETË!

Gjejmë rastin të theksojmë se:
Informacionet dhe lajmet zyrtare të Universitetit të Tiranës shpërndahen vetëm në faqen zyrtare të internetit të Universitetit të Tiranës; në faqet zyrtare të Fakulteteve të UT-së dhe në faqet tona zyrtare në rrjetet sociale.

Mësimi vijon me prezencë fizike në AUDITORË në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës.

Lutje cilitdo student që të konsultojë dhe të konsiderojë vetëm kanalet zyrtare të komunikimit.
Faleminderit!

Të fundit