Flash News

E-TJERA

U përfol si kandidat i opozitës për Tiranën, Hasimja: 1 javë fushatë jo e mjaftueshme

U përfol si kandidat i opozitës për Tiranën, Hasimja: 1

Pedagogu Ermal Hasimja ka reaguar pasi është aluduar si një emër i mundshëm për të cilin është negociuar nga ana e opozitës, lidhur me zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.

“Është diskutuar, me aq sa di unë mes përfaqësuesve të Partisë Mundësia dhe Partisë Demokratike, janë diskutuar emra të ndryshëm. Është diskutuar për një kandidat që nuk do të ishte një përfaqësues i njërës parti apo tjetrës dhe është bërë një listë që ka dalë edhe në media, që dihen. Kjo është faktike”, u shpreh fillimisht ai ne Klan News. 

“Nuk e kisha marrë shumë seriozisht faktin që po diskutohet emri im sepse është diskutuar edhe më herët, nuk është se kisha një plan imediat për angazhim në këtë nivel, në skenën publike”, shtoi ai, duke pohuar se është pro për ta dëgjuar një propozim të tillë.

Të fundit