Flash News

E-TJERA

U përfol si kandidat për president, reagon Dash Shehi: Jam personazh komod, këtyre që kanë pushtetin s’ju vjen mirë

U përfol si kandidat për president, reagon Dash Shehi: Jam personazh

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka hedhur poshtë zërat se emri i tij do të jetë një nga kandidatët për presidentin e ri.

I pyetur në ABC, se si u ndje pasi emri i tij si kandidat për president u propozua nga kreu i PAA, Agron Duka, Shehi tha se sa herë ka zgjedhje për president emri i tij lakohet, por nuk do të jetë ai.

“Unë jam një personazh komod, këtyre që kanë pushtetin nuk ju vjen mirë. Unë e falënderoj zotin Duka, por zgjedhja e presidentit është një proces politik.

Që nga viti 2008-të Presidenti i Shqipërisë është një njeri partie, deri dje ishin dy të PD-së, ndërsa herën e fundit ishte i PS-së dhe LSI-së. Unë them që kjo që ndodhi në 2008-n e zhveshi presidentit”, tha Dash Shehi.

  

Të fundit