Flash News

E-TJERA

U përfshi në aksident 15 ditë më parë, ndërron jetë në spital gjimnazisti në Tiranë

U përfshi në aksident 15 ditë më parë, ndërron

Ka ndërruar jetë në spital Flavio Mankollari, 16 vjeç dy javë pasi u përfshi në një aksident automobilistik në rrugën e Patokut në Laç. 

Faqja zyrtare e Gjimnazit “Qemal Stafa”, përmes një postimi në Facebook shprehu ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit ekselent.

“Shumë lot sot në shkollën tonë nga nxënës e mësues, kësaj here jo lot gëzimi por lot trishtimi, për një humbje të parakohshme.

Me keqardhje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të një nxënësi të shkëlqyer ekselent i cili ne, shokëve dhe shoqërisë do të na mungojë shumë Flavio Mankollari, si pasojë e një aksidenti automobilistik … Një nxënës ekselent, një fëmijë i kompletuar, një yll djalë i cili i dha dhe kishte shumë për ti dhënë shoqërisë.

Një nxënës që mbylli me 10.0 klasën e 10-të, i cili do të shijonte bursën e ekselencës si një qemals sivjet dhe që gjatë gjithë jetës së tij shkollore nuk njeh një notë 9-të të marrë dhe vetëm sjellje shembullore dhe një zë i ëmbël, i fuqishëm në jetën shkollore, promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore!

Të duam shumë Flavio, do të të kujtojmë gjithmonë me mall në çdo moment të bukur të jetuar për këto kohë që kaluam bashkë! U prehsh në paqe yll i bukur!”, thuhet në postimin e gjimnazit në rrjetet sociale.

I riu u përfshi në aksident bashkë me katër persona të tjerë. Pavarësisht, përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

 

Të fundit