Flash News

E-TJERA

U përfshi në aksidentin tragjik, identifikohet 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën në Itali

U përfshi në aksidentin tragjik, identifikohet 19-vjeçari

Një aksident tragjik ndodhi gjatë natës, duke gdhirë e shtuna përgjatë rrugës provinciale 82, në zonën e Barit, në Itali. Në përplasjen e fortë ku janë përfshirë tre vetura, u shkaktuan vdekjen e dy personave dhe një tjetër u plagos.

Viktimat janë Klajdi Malaj, 19-vjeçari me origjinë shqiptare, banues në Gioia del Colle dhe Filippo Nettis, 44-vjeçari nga Acquaviva delle Fonti. I riu shqiptar ka ndërruar jetë menjëherë për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, ndërsa i dyti, i shpëtuar menjëherë nga 118 efektivë, është dërguar me urgjencë në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pak pasi ka mbërritur.  

U përfshi në aksidentin tragjik, identifikohet 19-vjeçari

Shoferi i makinës së tretë të përfshirë në aksident ka mbetur i padëmtuar për mrekulli. Karabinierët kanë ndërhyrë në vendin e aksidentit, duke kryer kontrolle për të rindërtuar me saktësi dinamikën e aksidentit dhe për të konstatuar çdo përgjegjësi. Hetimi do të duhet të zbardhë shkaqet e goditjes, e cila mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e lartë, shpërqendrimi apo kushtet e pafavorshme të rrugës.

Të fundit