Flash News

E-TJERA

U përfshi në falsifikimin e dosjeve të Dhërmiut, Gjykata lë në burg ish-kreun e Kadastrës Vlorë

U përfshi në falsifikimin e dosjeve të Dhërmiut, Gjykata

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg ish-kreun e Kadastrës Klodian Troci, i përfshirë në rrjetin e falsifikimit të dosjeve të pronave në Dhërmi dhe Himarë.

Gjyqtari Enkel Peza dhe prokurori Klodian Troci kanë lënë në fuqi vendimin e datës 16 tetor.

Dy ditë më parë Kldian Troci ra në prangat e policisë, vetëm disa ditë pasi kishte dhënë dorëheqjen. Trocit iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “shpërdorim detyre” gjatë kohës që punonte pranë Këshillit të Qarkut Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesë, Trocit iu sekuestruan 65 mijë euro. Bashke me Trocin në hetim janë edhe punonjës të tjerë të cilët dyshohet se kanë pranuar dokumente të falsifikuara nga një banor i Dhërmiut, që gjithashtu është nën hetim.

Të fundit