Flash News

E-TJERA

U përfshi në një aksident me makinë, vdes YouTube-ri Andrew Cross

U përfshi në një aksident me makinë, vdes YouTube-ri Andrew

Ylli i YouTube, Andrew Cross, i njohur nga ndjekësit si Desert Drifter, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 36 vjeçare. Ai humbi jetën pas një aksidenti të rëndë me makinë në Kolorado muajin e kaluar, aksident që rezultoi në një dëmtim të rëndë të trurit.

Lajmin e hidhur e shpalli motra e tij, Jenna, përmes një postimi në faqen e internetit CaringBridge. Ajo tha se Andrew ndërroi jetë më 4 mars, në orën 10:50, në një mjedis paqësor dhe të mbushur me dashuri, i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij të ngushtë.

"Shpirti i Andrew është i lirë, i rrethuar nga drita dhe dashuria," tha Jenna, duke falenderuar të gjithë për mbështetje dhe lutje gjatë kësaj periudhe të vështirë. Kjo humbje e madhe ka tronditur të gjithë ata që e ndihmonin dhe e ndoqën në rrugën e tij në YouTube.

Të fundit