Flash News

E-TJERA

U përfshi nga flakët, shkrumbohet biznesin në Fier

U përfshi nga flakët, shkrumbohet biznesin në Fier

Një rrjedhje e bombolës së gazit ka djegur tërësisht një dyqan në Fier. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme (4 dhjetor) në një dyqan në lagjen 28 Nëntori ku për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit është djegur i gjithë dyqani.

Me gjithë ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëseve, të cilët kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit, por dëmi ka qenë i madh.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, pasi sapo kane konstatuar flakët, kanë dalë menjëherë nga dyqani.

Në vendin e ngjarjes shkuan 2 mjete zjarrfikëse dhe 6 efektive te cilët bënë të mundur izolimin e flakëve duke shmangur përhapjen e tyre, që rrezikonin edhe banesat e tjera.

Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje pronarët e subjektit i cili u shkrumbua totalisht.

Të fundit