Flash News

E-TJERA

U përfshinë në aksident, humbin jetën dy shqiptarë në Francë

U përfshinë në aksident, humbin jetën dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë humbur jetën sot pasi u përfshinë në një aksident automobilistik në Francë.

Mediat franceze shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Évires, rreth mesditës, ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, pasi njëra prej tyre humbi kontrollin.

Për pasojë, dy personat që udhëtonin në njërin nga mjetet, dy meshkuj të moshës 33 dhe 43 vjeç me origjinë shqiptare, kanë mbetur të vdekur në vend.

Ndërkohë, në makinën tjetër, janë plagosur lehtë një 33-vjeçare dhe dy fëmijët e saj, të cilët u evakuuan në qendrën spitalore Alpes Léman.

 

Të fundit