Flash News

E-TJERA

U përfshi në përleshje, arrestohen në Greqi Bledar Jambelli, akuzohet për vrasjen e oficerit në 2017-ën

U përfshi në përleshje, arrestohen në Greqi Bledar Jambelli,

Policia greke ka vënë në pranga Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, Jambelli i shpallur në kërkim nga pala shqiptare për vrasjen e oficerit Artan Cuku më 9 Prill të vitit 2017.

Referuar mediave greke, Jambelli dhe Leci u arrestuan pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje në një furrë buke në zonën e quajtur “Ermu”, pas një konflikti për larje hesapesh mes dy grupeve të forta shqiptarësh.

Gjatë përleshjes u plagosën me armë zjarri 3 persona, ndërsa dy të tjerë morën lëndime nga sendet e forta.

Policia greke ka njoftuar se në banesën e Jambellit u gjet dhe u sekuestrua: pistoletë me fole silenciatori dhe karikator me 14 fishekë në dhomën e tij, 132 fishekë, 3 karikatorë, pistolete, 2 thika, sëpatë, Pajisja e interferencës së sinjalit elektronik (bllokues GPS), detektor i pajisjes elektronike – gjurmimi i gabimeve, Jelek antiplumb, dioptri me armë të gjata, 2 ëireless portative, tabletë, 6 celularë,3 pako lidhje telefonike, mjeti në pronësi të tij, i cili është përdorur për kryerjen e veprimeve të mësipërme, shuma prej 10.750 euro.

Ndërkohë, në posedim Lecit janë sekuestruar: thikë, celular, Taksi D.X.E, të arrestuarit me dosjen e ngritur ndaj tyre do të dërgohen në Prokurorinë Penale të Athinës.

Të fundit