Flash News

E-TJERA

KLP miraton përfundimin e mandatit të Alfred Ballës

KLP miraton përfundimin e mandatit të Alfred Ballës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur që Alfred Ballës t’i ndërpritet mandati,

Pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që ta largojë atë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, edhe KLP vendosi sot me 9 vota pro përfundimin e mandatit të Alfred Ballës.

Kundër ka votuar vetëm Nurihan Seiti.

Mbledhja u shoqërua me debate të forta mes anëtarëve. Për shkak të tensioneve, mbledhja që nisi në 11:00 u shty për rreth 3 orë. 

Balla, i cili nuk ishte i pranishëm në mbledhje, me një shkresë drejtuar KLP sfidoi vendimin e KPA për përjashtimin e tij me 15 vite nga drejtësia, duke thënë se nuk është i menjëhershëm dhe se ai është zgjedhur nga Kuvendi si përfaqësues i shoqërisë civile.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 21 maj të largojë nga sistemi i drejtësisë Ballën për një periudhë 15-vjeçare, duke rrëzuar një vendim të shkallës së parë që e mbylli procesin e tij pa një vendim. 

Sipas vendimit të KPA, për 15 vitet e ardhshme Balla e ka të ndaluar të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë. Atij i ka përfunduar mandati i anëtarit të KLP-së prej disa muajsh, por vijonte të qëndronte në detyrë deri në momentin që do të zgjidheshin anëtarët e rinj, nga radhët e shoqërisë civile.

Të fundit