Flash News

E-TJERA

U përjashtua nga Policia e Shtetit, Shefi i Krimeve të Devollit u akuzua se rrahu qytetarin pas sherrit me ‘gangsteren’ e Bilisht

U përjashtua nga Policia e Shtetit, Shefi i Krimeve të Devollit u

Shefi i krimeve në komisariatin e Devollit, Pashk Syziu u përjashtua nga Policia e Shtetit, për shkak se akuzohet për shkelje të Kodit të Etikës së Punonjësit të Policisë së Shtetit gjatë përmbushjes së detyrës, pasi është konstatuar në paligjshmëri administrative me detyrat funksionale të punonjësit të Policisë së Shtetit dhe ka kryer veprime arbitrare, në tejkalim të kompetencave ligjore, gjatë trajtimit të një çështjeje.

Zyrtari i lartë i policisë, pak ditë më parë u përfol në media pas një konflikti mes Deizi Arapit, e njohur si ‘gangsterja’ e Bilisht dhe shtetasit Marsel Buçi.

27-vjeçarja u vu në qendër të vëmendjes pas hetimit për djegien e makinës së Marsel Buçit në Devoll.

Ka qenë 34-vjeçari Marsel Buçi, i cili ka shkuar në komisariat për të vënë në dijeni shefin e Krimeve, Pashk Syziun se Arapi se vijon ta kërcënojë për djegien e makinës. Në një deklaratë për mediat, Buçi thotë se kishte dalë nga shtëpia të pinte kafe, kur papritur është përballur me Arapin, që sipas tij 27-vjeçarja e ka ofenduar. Buçi tregon se shefi i Krimeve e ka përcjellë nga zyra duke thënë se nuk mund të dënojnë njerëz për ofendim.

Në 22 tetor, Buçi është thirrur në komisariat dhe tregon se shefi i Krimeve ka ushtruar dhunë ndaj tij. Sipas Buçit, e pranishme në zyrën e Syziut ka qenë edhe Deizi Arapi, e cila se qeshte gjatë kohës që shefi i Krimeve godiste 34-vjeçarin. Buçi tha se Syziu ishte nën efektin e alkoolit.

“Më kanë thirrur në komisariat dhe më ka dhunuar ku të mundej, me grushte me shkelma. Nga zhurmat erdhi një polic, që më ndihmoi se vetë nuk mundesha t’i shmangesha. Në zyrë ka qenë edhe Deizi Arapi, hargalisej e qeshte. Ndihem keq. Më ka dhunuar në pjesën e gjoksit, në kokë, ishte i dehur, vinte era alkool...”, tha Buçi për mediat.

Duket se ky rast i ka kushtuar përjashtimin nga Policia e Shtetit Syziut, sikundër njoftoi sot policia në një komunikatë për mediat.

 

Të fundit