Flash News

E-TJERA

U përmend në dosjen ‘McGonigal’, Agron Neza del pas 6 orësh nga SPAK: Pyesni prokurorët pse më thirrën

U përmend në dosjen ‘McGonigal’, Agron Neza del pas 6

Ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se 6 orësh Agron Neza, i përmendur në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili dyshohet se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe nuk ka raportuar kontaktet dhe lidhjet me zyrtarë të shteteve të tjera.

Në një prononcim shkurt për gazetarët, ai u shpreh se “duhet të pyesni prokurorët se përse ndodhem në SPAK”.

Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.

McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëjnë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.

Veç Nezës, në dosjen e Charles McGonigal, u përmend edhe kryeministri Edi Rama.

 

 

Të fundit