
Flash News
Dialogu, Kurti pas takimit me Lajçak: Nuk mund të jetë as prioriteti i parë, as i dytë
Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
3 zyrtarë të ‘Mbrojtjes’ të pandehur pas denoncimit të PD, Alibeaj: SPAK dështoi, hajdutët e vërtetë që duhet të ndëshkojë
Covid-19 në Shqipëri/ 20 humbje jete, pas uljes së testimeve, bie edhe numri i infektimeve
Shtyhet dërgesa e Pfizer, kur pritet të mbërrijnë 15,210 dozat e vaksinave në Shqipëri
U përmend në përgjimet e Ndragheta-s, këshilltari i Metës çon SMS në emision: Me 180 mln euro blinim prokurorinë, qeverinë e parlamentin
Përgjimet e anti-mafias italiane përfshijnë edhe presidencën shqiptare. Ndër të tjera, përmendet edhe një takim me këshilltarin e Presidentin Ilir Meta, Ilir Kulla dhe se sipas ish-policit të Guardia di Finanza, biseda lidhej me ndërmjetësimin e një takimi me prokurorin Cafier De Raho.
Lidhur me këto përgjime, Kulla ka reaguar përmes një SMS-je në emisionin “Opinion’, të cilin e lexon moderatori Blendi Fevziu.
“Me 180 milionë euro kesh, blinim prokurorinë, qeverinë dhe parlamentin po të kishin ardhur. Të them shumë shkurt, Odeta është gruaja e tij është nga Shkodra, mjekja ime dhe ky është burri i vet. Sigurisht që shefin e anti-mafias s’do e takoja ndërmjet këtij kapteri dhe shefi i anti-mafias nuk takohet në kafe tek Zogu i Zi. Odeta është mjeke e shkëlqyer, gastrohepatologe, zonjë grua. As e kam takuar ndonjëherë shefin e prokurorisë anti-mafia,” shkruan Kulla.
Pjesë nga përgjimet:
“Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla… është presidenti. Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit te Shqipërisë… Mund të informohesh… Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Në këto momente po i marr një takim me ke?” Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton? Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jo”-thotë Ercole D’Alessandro, ish-policin e Guardia di Finanza, në bisedë me Antonio Gallon, princi i Ndragheta-s.
Të shtunën, presidenti Ilir Meta reagoi për këtë çështje dhe kërkoi një hetim të plotë nga SPAK.
Ditari politik









Të fundit











Dvorani/ Meta ashpërson tonet: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi
1 Mars 2021, 20:49

Kush po kujdeset për dukjen e Meghan Markle
1 Mars 2021, 20:17
Pse një marrëveshje dhe jo një koalicion PD-LSI
1 Mars 2021, 20:00
Sa përshtateni sipas shenjës që keni në horoskop
1 Mars 2021, 19:56

Qeveria ka vendosur të auditojë vetveten, Gjykata Kushtetuese ia miraton
1 Mars 2021, 19:30