Flash News

E-TJERA

U përplas me armë me policin pak ditë më parë, arrestohet djali i kryeplakut të Kaninës

U përplas me armë me policin pak ditë më parë,

Policia e Vlorës ka vënë në pranga Juxhino Todi (Aliaj), djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliajt.

Kujtojmë se i riu u përplas  pak ditë më parë me armë zjarri me policin, Lisien Myrtaj, ku për pasojë fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, por u dëmtua vetëm makina e Aliajt në zonën e Lungomares.

Pas ngjarjes, polici është vetëdorëzuar në komisariat, por u la  i lirë nga gjykata e Vlorës. 

 Myrtaj ka deklaruar se qelloi ndaj të riut për vetëmbrojtje, kjo pasi ai ka shtënë i pari ndaj tij.

Kujtojme se përplasja mes tyre degradoi pas një sherri për një vazjë, dhe në debat e sipër, efektici i forcave “Delta”, Lisien Myrtaj qëlloi të paktën 4 herë mbi Todin.

Madje nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes dallohet qartë makina në pronësi të kryeplakut Astrit Aliaj, e cila përdoret nga djali i tij, me shenja plumbash në xhama.

 

Të fundit