Flash News

E-TJERA

U përplas me ‘Audi-n’, humb jetën drejtuesi i motomjetit në Fier. Shoferi braktisi mjetin

U përplas me ‘Audi-n’, humb jetën drejtuesi i motomjetit
Foto ilustruese

Një person humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Fier-Seman.

Sipas policisë, mjeti tip ‘Audi’ përplasi motomjetin me drejtues një 67 vjeçar, e për pasojë ky i fundit humbi jetën.

Pas aksidentit, shoferi braktisi mjetin dhe u largua.

“Sot rreth orës 19:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, një automjet tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit