Flash News

E-TJERA

U përplas me kamionin, vdes 39-vjeçari shqiptar në Greqi

U përplas me kamionin, vdes 39-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident në Greqi.

 Ngjarja ndodhi mesditën e së enjtes rreth orës 15.45, në kilometrin e 27 të rrugës nacionale Serron-Dramë.

Mediat greke raportojnë se shqiptari drejtonte një makinë teksa është përplasur me një kamion, që drejtohej nga një shtetas 53-vjeçar.

Nga ana e Departamentit të Qarkullimit në Serres po kryhen hetimet paraprake për shkaqet e sakta të aksidentit.

Të fundit