Flash News

E-TJERA

U përplas me makinë nga 18-vjeçari, ndërron jetë 8-vjeçarja sllovake në Gjirin e Lalzit

U përplas me makinë nga 18-vjeçari, ndërron jetë

Ka humbur jetën vajza 8-vjeçare e cila u godit me makinë nga G. Gj., 18 vjeç.

Vajza me origjinë sllovake humbi jetën në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

"Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes  8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën  drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", njofton policia.

 

Të fundit